Dua Lipa do të vijë me një bashkëpunim me Ariana Grand-en?

Sukseset për Dua Lipën kanë qenë të shumta. Ajo është konsideruar nga BBC si një këngëtare e cila po bën histori, pasi është e para artiste femër me 5 nominime në historinë e “Brit Awards”. Dhe Dua nuk ndalon së na surprizuari. Ajo ka publikuar një foto me këngëtaren e famshme Ariana Grande, shkruan Bordo.al. 

A do të ketë një bashkëpunim mes këngëtareve? Epo Dua nuk na ka dhënë një përgjigje të saktë për këtë, por fotot e publikuara na shtynë të mendojmë se duhet ta presim një gjë të tillë.

Aktualisht këngëtarja e hitit “New Rules” është duke punuar për albumin e saj të ardhshëm, e pikërisht kjo gjë na shtynë të mendojmë se Ariana Grande do të jetë pjesë e tij. Dua Lipa ka publikuar së fundmi “IDGAF”, e cila k arezultuar gjithashtu një sukses, ndërsa është kënga e tretë më e transmetuar në Spotify në Britaninë e Madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button