BE mirëpret gatishmërinë e Prishtinës e Beogradit për vazhdimin e dialogut

Bashkimi Evropian ka mirëpritur gatishmërinë e presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, për të vazhduar me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, tha Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, transmeton REL. 

Sipas saj, gatishmëria e Serbisë dhe e Kosovës për vazhdimin e dialogut është konfirmuar me bisedën telefonike, që kanë zhvilluar Thaçi dhe Vuçiq të mërkurën.

Kocijançiq tha se po punohet në caktimin e takimit të ri në nivel teknik, i cili është anuluar të martën, pas vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

“Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në dialog është detyrim i të dyja palëve. Një gjë e tillë është vendimtare edhe për shpejtësinë me të cilën do të përparojnë dy vendet në rrugën evropiane”, tha Kocijançiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP