Facebook zgjeron hetimin për ndikimin rus mbi Brexit-in

 Rrjeti social Facebook ka marrë në konsideratë thirrjet e deputetëve britanikë për të thelluar hetimet mbi ndikimin e mundshëm të agjentëve rusë që përmes përhapjes së lajmeve të rreme, të ndikojnë mbi votimin Brexit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikim me Komitetin për Dixhitalizim, Kulturë, Media dhe Sport të Dhomës së Ulët të Parlamentit të Britanisë, platforma online tha se do të hetojë, nëse vallë ka patur llogari grupore të cilat kanë përhapur dezinformata.

Paraprakisht, Facebook u përball me kritika se ka zhvilluar një hetim të kufizuar.

Vitin e kaluar, Facebook kreu një hetim me kërkesë të Komisionit Zgjedhor, lidhur me pretendimet për llogari grupore të hapura përmes agjencisë ruse për kërkim në internet (IRA), të ashtuquajturat “ferma karrem”, të njohura për opinionin si prodhues të lajmeve të rreme gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2016.

Simon Milner, në cilësi të drejtorit për politikat e Facebookut, tha se punët do të kryhen me përpikmëri, në mënyrë që të zbardhet nëse vallë ka patur një aktivitet të koordinuar, të ngjashëm me atë të zbuluar në rastin me SHBA-të”.

Komiteti i formuar në Britani, përgjegjës për mbikëqyrjen e hetimit, është i brengosur se njëjtë si në rastin me SHBA-të, janë hapur llogari të cilat kanë patur për detyrë të përhapin lajme të rreme të cilat do të ndikonin në votimet Brexit në mënyrë që të fitojë opsioni për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE).

“Do të ishte e rrugës që kompanitë, siç është Facebook, të nisin një hetim me vetëiniciativë për të hetuar çështje siç është kjo”, deklaroi Damien Collins, kryetar i Komitetit.

Një hetim i pavarur nga e përditshmja britanike Guardian, zbuloi se mbi 400 llogari të rreme të Twitter-it, të menaxhuara nga agjencia ruse janë përpjekur të ndërhyjnë në politikën britanike.

Një nga këto llogari, portretizoi negativisht muslimanët pas sulmeve terroriste vitin e kaluar në Britani, për të nxitur ndjenjat anti-muslimane në vend.

Ky lloj i “tweet”-eve” dhe dezinformatave janë përdorur nga një sërë mediash, siç janë The Sun dhe Daily Mail.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button