Skulptura gjigante e Skënderbeut në Elbasan, fillim i një projekti të madh (FOTO)

Një skulpturë e Skenderbeut me përmasa që kurrë nuk e kemi parë më parë, rreth 8 metra e lartë, po realizohet në Labinot të Elbasanit, një ide që sipas gjasave është vetëm fillimi i një projekti më të madh.

Por, kjo nuk ka kaluar pa u vënë re dhe si pasojë nuk mund t’u shpëtonte edhe kritikave të ndryshme! Për çfarë bëhet fjalë? Pse po realizohet një skulpturë e tillë?

“Ideja ishte e biznesmenit Gjergj Luca, djali i aktorit Ndrek Luca. Ai ka një projekt për këtë dhe ky është vetëm fillimi. Projekti nis me këtë skulpturë. Është në proces ndërtimi. Materialet janë hekur dhe beton. Është në modelim e sipër. Përfundimtarja do të ketë ngjyrën e gurit”, thotë skulptori Fiqiri Kasa, në Top Show Magazine të Top Channel.
Lidhur me kritikat për vendndodhjen e veprës, ai thotë se skulptura është ende në ndërtim e sipër dhe pjesë e një projekti më të madh.

“Projekti do të vazhdojë të paktën për tre figura të mëdha që do të ndërtohen në rrëzë të malit”, thotë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button