Ligji i gjuhëve, LSDM: do të shqyrtojmë vërejtjet e Ivanovit dhe vendosim për votimin

Koordinatori i grupeve parlamentare të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Tomisllav Tuntev pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg duke komentuar mosdekretimin e ligjit të gjuhëve nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka thënë se partia e tij do të shqyrtojë vërejtjet e tij dhe do të vendos për votimin, raporton Portalb.mk

“LSDM-ja do të shqyrtojë vërejtjet e Ivanovit dhe do të vendos se a do të votojë për ligjin e gjuhëve. Askush nuk humb, sërish do të shqyrtojmë vërejtjet “, tha Tuntev.

Tuntev tha se ligji i gjuhëve është tërësisht në pajtueshmëri me Kushtetutën e Maqedonisë.

“Ivanov nuk dëshiron të njohë vlerat demokratike”, tha Tuntev.

Sa i takon porosisë së sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg “se para ndërtesës së NATO-s ka ende vend për flamuj të tjerë”, Tuntev tha se “me kënaqësi e presim politikën e NATO-s për dyert e hapura”.

Presidenti Ivanov nuk e dekretoi ligjin që avancon përdorimin e gjuhës shqipe (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button