VMRO-DPMNE-ja reagoi ndaj negaciatorit Naumovski: deklaratë shqetësuese! (VIDEO)

Koordinatori i grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg duke “i ikur komentimit të propozimeve e negociatorit të OKB-së, Methju Nimic për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi”, komentoi deklaratën e negociatorit nga Maqedonia, Vasko Naumovski dhe të njëjtën e cilësoi si shqetësuese, raporton Portalb.mk.

“Ajo çfarë u deklarua nga Naumovski është shqetësuese. Ne kemi disa vija të kuqe të cilat janë paraparë me programin tonë dhe me të cilat ne kemi marrë përkrahjen e popullit. Është shqetësuese, sepse ajo nuk është dinjitoze, si porosi është shqetësuese, sepse bëhet fjalë për një negociator për një kohë të gjatë, prandaj është shqetësuese”, tha Gjorçev.

Nga ana tjetër, negociatori i Maqedonisë për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi, Vasko Naumovski në Nju Jork deklaroi se propozimet e dala nga ndërmjetësi i OKB-së, Methju Nimic janë larg dinjitetit të Maqedonisë.

“Nga ndërmjetësuesi na u prezantuan disa ide për të cilat vlerësoj se dalin në kuadër të kësaj kornize dhe se janë larg zgjidhjes dinjitoze, por, sërish, këto propozime do t’ju prezantohen faktorit politik dhe shtetëror dhe të njëjtët do të marrin qëndrim në lidhje me këtë çështje”, tha Naumovski.

Ndryshe, siç njoftoi portali MKD, Republika e Maqedonisë së Re, Republika e Maqedonisë Veriore, Republika e Maqedonisë së Vardarit, Republika e Maqedonisë së Epërme, Republika e Maqedonisë (Shkupi), të gjitha me përshkrimin “Maqedonia” të shkruara në shkronja latine, janë propozime të ndërmjetësuesit të OKB-së në çështjen e emrit Maqedoni – Greqi, Methju Nimic.

Në lidhje me këtë propozim të Nimicit, nga Qeveria e Maqedonisë thanë se: “Në OKB po krijohen kushte për lëvizje përpara të procesit për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndërkaq përfundimi do të varet nga gatishmëria për kompromis nga të dyja palët”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button