Ndërroi jetë Jonuz Musliu, luftoi për të drejtat e preshevarëve!

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliu, njëherit mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, ka ndërruar jetë.

Disa familjar të afërt të Musliut kanë ndarë dhimbjen e humbjes së tij duke shkruar për të në rrejtin social fejsbuk.

Ai po vuante nga një sëmundje e cila ndonëse po trajtohej në Turqi, Musliu nuk arriti të jetojë me gjatë.

Në lidhje me vdekjen e Musliut, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shkroi në fejsbuk: “Me dhembje mora lajmin për shuarjen e luftëtarit të lirisë, ish komandant i UÇMPB-së dhe kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu. Musliu, një jetë njeriu i është përkushtues i zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë, luftëtar i paepur i të drejtave të njeriut, mik dhe familjar i mirë, do t’i mungojë familjes së tij, dhe komunitetit”, tha Haradinaj.

Para pak kohe, ish- komandanti Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc u largua nga Spitali i Luginës. Musliu ishte kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc dhe pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP