Ekzekutohet “koka” e mafias greke, ishte mik i një shqiptari

Vritet në mes të Athinës në një atentat me kallashnikov, Vasilis Stefanakos, i cilësuar si koka e mafias në Greqi.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke sipas të cilave, atentati mafioz është kryer rreth orës 19:10 të kësaj të mërkure në rrugën “Haidari” të kryeqytetit grek.

Mësohet se trupi i pajetë i Stefanakos është gjetur në makinën e tij. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, të paktën 22 gëzhoja janë gjetur në vendngjarje.

57-vjeçari ishte nisur me makinën tip “BMW” drejt shtëpisë së tij, kur i është zënë pritë nga dy persona me skafandra të cilët kanë hapur zjarr.

Ai kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu pas kryerjes së dënimit prej 9 vitesh. Stefanakos njihej njëherësh edhe si porositësi i një vrasjeje që kishte kryer shqiptari Alket Rizai, për të cilën edhe kishte vuajtur dënimin në burgjet greke.

Po ashtu ai është akuzuar edhe për tentativën për arratisjen me helikopter të Alket Rizait.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP