Osmani: Maqedonia dhe Kosova ndajnë orientim të njëjtë euro-atlantik

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ishte nikoqir i Komitetit të parë të Përbashkët për Integrime Evropiane ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Nga ana e Republikës së Kosovës të pranishëm ishin përfaqësues nga Ministria për Integrime Evropiane të Kosovës udhëhequr nga Ministria për Integrime Evropiane, z-nja Dhurata Hoxha, ndërkaq nga Republika e Maqedonisë përveç Zëvendëskryeministrit Osmani të pranishëm ishin përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ministrisë për Punë të Jashtme, njofton Portalb.mk.

Takimi u mbajt në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim për çështje nga sferat e integrimit evropian, firmosur mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ministrisë për Integrime Evropiane të Republikës së Kosovës.

Para fillimit të takimit në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, u mbajt konferencë për shtyp ku u drejtuan dy Ministrat për Çështje Evropiane. Zëvendëskryeministri Osmani shprehu kënaqësi nga mbajtja e takimit të parë të Komitetit të Përbashkët për Integrime Evropiane mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, të cilën si trup punues ndërshtetëror, do ta luajë rolin kryesor për shkëmbimin e njohurive të marra, si dhe shkëmbim e ideve dhe propozimeve në drejtim të aspiratave euro- atlantike të të dy vendeve.

Përreth përfitimeve nga shkëmbimi i përvojave të ndërsjella, në takim u hapën edhe tema për aktivitetet e deritanishme në kuadër të bashkëpunimit rajonal, në veçanti në kontekst të bashkëpunimit rajonal në kuadër të fondeve të BE-së si dhe për projektet e përbashkëta në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Përreth marrëdhënieve të afërta dypalëshe, Maqedonia dhe Kosova kanë orientim të njëjtë euro-atlantike, nga e cila dalin sfida të përbashkëta rajonale por edhe evropiane. Dy vendet janë vende të vogla, pa dalje në det, progresi i të cilëve varet nga suksesi i bashkëpunimit rajonal, por edhe integrim në sistemet e mëdha si që janë Bashkimi Evropian dhe NATO” – theksoi Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button