Ja çfarë u bisedua në takimin Shekerinska – Stoltenberg (VIDEO)

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska ka realizuar takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Stoltenberg ka vlerësuar kontributin e Shekerinskës në misionin e paqes dhe të njëjtin e ka cilësuar si argument që Maqedonia është kandidate serioze për anëtarësim në NATO, raporton Portalb.mk.

“E vlerësoj kontributin tuaj në misionin e paqes. Pjesëmarrja juaj është një bonus i cili paraqet argument se ju jeni kandidat serioz për anëtarësim në NATO. Edhe rritja e buxhetit të Mbrojtjes është një hap që kontribuon në vlerësimin e NATO-s se jeni të përzgjedhur për t’u bërë anëtare e Aleancës”, tha Stoltenberg.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska vlerësoi se për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO ka edhe konsensus politik.

“Bërja e Maqedonisë anëtare të 30-të të NATO-s është e një rëndësie të madhe, jo vetëm për Maqedoninë por edhe për stabilitetin në përgjithësi të Ballkanit. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është qëllim i cili i afron të gjithë qytetarët dhe rreth së cilës ka konsensus politik. Kemi nevojë për përkrahje dhe vullnet që të dërgojmë porosinë se ai qëllim është i realizueshëm”, tha Shekerinska.

LEXO: Ja çfarë është biseduar në takimin Dimitrov – Stoltenberg
LEXO: Ja çfarë është biseduar në takimin Ivanov – Stoltenberg

http://portalb.mk/496276-i-pari-i-nato-s-stoltenberg-ne-takim-me-shekerinsken-fotovideo/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button