Propozimet e Nimicit, Naumovski: larg dinjitetit të Maqedonisë

Përskaj optimizmit të palës maqedonase dhe greke për zgjidhjen e çështjes së emrit, përfaqësuesi i Maqedonisë në grupin negociator për çështjen e emrit, Vasko Naumovski pas rrethit të fundit të bisedimeve në Nju Jork deklaroi se propozimet e dala nga ndërmjetësi i OKB-së, Methju Nimic janë larg dinjitetit të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Nga ndërmjetësuesi na u prezantuan disa ide për të cilat vlerësoj se dalin në kuadër të kësaj kornize dhe se janë larg zgjidhjes dinjitoze, por, sërish, këto propozime do t’ju prezantohen faktorit politik dhe shtetëror dhe të njëjtët do të marrin qëndrim në lidhje me këtë çështje”, tha Naumovski.

Sipas Naumovskit, korniza e bisedimeve është paraparë me Rezolutën 817 të Sigurisë Kombëtare, dhe ajo është që të tejkalohet dallimet ndërmjet emrit Maqedoni – Greqi.

“Asnjë shtet nuk ka të drejtë t’i imponojë emër një shteti tjetër, as edhe Kombet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të imponojnë emër të ri një shteti anëtare të saj. Shteti ynë ka emër, ai është Republika e Maqedonisë, emër që ka bazë të identitetit. Gjithashtu, sot më vitin 2018 askush nuk mund të mohojë ekzistimin e kombit maqedonas dhe gjuhës maqedonase”, tha Naumovski.

E ndërsa dje, ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic deklaroi se po lëvizet në drejtim pozitiv.

“Ka shpresa të mëdha se ky proces po lëviz në drejtim pozitiv”, deklaroi Nimic, pas bisedimeve me përfaqësuesit, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis.

Siç njoftoi portali MKD, Republika e Maqedonisë së Re, Republika e Maqedonisë Veriore, Republika e Maqedonisë së Vardarit, Republika e Maqedonisë së Epërme, Republika e Maqedonisë (Shkupi), të gjitha me përshkrimin “Maqedonia” të shkruara në shkronja latine, janë propozime të ndërmjetësuesit të OKB-së në çështjen e emrit Maqedoni – Greqi, Methju Nimic.

Në lidhje me këtë propozim të Nimicit, nga Qeveria e Maqedonisë thanë se: “Në OKB po krijohen kushte për lëvizje përpara të procesit për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndërkaq përfundimi do të varet nga gatishmëria për kompromis nga të dyja palët”.

Në lidhje me çështjen e emrit Maqedoni – Greqi, kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov për agjencinë e lajmeve, ANA-MPA, ka deklaruar se kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras dhe i Maqedonisë, Zoran Zaev “duhet të zgjidhin problemin me bisedime të drejtpërdrejta”. Borisov shtoi se është optimist dhe do të nxisë që të dy homologët e tij, ai i Greqisë dhe i Maqedonisë, të ulen bashkërisht dhe të zgjidhin problemin me çështjen e emrit.

http://portalb.mk/496276-i-pari-i-nato-s-stoltenberg-ne-takim-me-shekerinsken-fotovideo/

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button