Shtyhet gjykimi për rastin “Trust”, i dyshuari i dytë Vasillije Aviroviq është i sëmurë

Gjykata Penale sot e ka shtyrë seancën e rastit “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike për shkak se i dyshuari i dytë, drejtuesi i “Sileks”, Vasillije Aviroviq është i sëmurë. Seanca e radhës për këtë lëndë është caktuar me 23 janar, njofton Portalb.mk.

Në lëndë të akuzuar janë biznesmeni Sead Koçan si dhe dy persona fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në një tender të Centraleve të Maqedonisë.

Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro.

Lënda, siç publikoi PPS, është formuar në bazë të tri bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të papublikuara në opinion prej 3.8.2011 dhe 6.10.2011.

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button