Kryeministri bullgar, Borisov: Zaev dhe Cipras me takime të drejtpëdrejta mund ta zgjidhin çështjen e emrit

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov për agjencinë e lajmeve, ANA-MPA, ka deklaruar se kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras dhe i Maqedonisë, Zoran Zaev “duhet të zgjidhin problemin me bisedime të drejtpërdrejta”, njofton Portalb.mk.

“Të dy kryeministrat duhet të punojnë në nivel bilateral, sikurse e bëmë atë me Zaevin, nënshkruam marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe e ratifikuam në Kuvendin në Shkup, ashtu duhet edhe Aleksis Cipras me Zoran Zaevi në fillim të zgjedhin problemin ndërmjet vete”, tha Borisov.

Borisov shtoi se është optimist dhe do të nxisë që të dy homologët e tij, ai i Greqisë dhe i Maqedonisë, të ulen bashkërisht dhe të zgjidhin problemin me çështjen e emrit.

http://portalb.mk/496276-i-pari-i-nato-s-stoltenberg-ne-takime-me-kreun-shteteror/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button