Deputeti Dimovski do të jep dëshmi për ngjarjet e 27-prillit

Deputeti i partisë socialistike, Lupço Dimovski sot është ftuar në Prokurori për t’u marrë në pyetje për ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë,njofton Portalb.mk.

Dimovski është deputeti i tretë i cili duhet të jep dëshmi dhe të cilit i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak.

Ndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 më 27 dhjetor, ua vazhdoi masën për paraburgim 29 personave në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 23 personave u është vazhduar masa 30-ditë paraburgim, katër personave u është vazhduar masa  arrestit shtëpiak, ndërsa dy të akuzuarve masa e paraburgimit u është ndërruar me arrest shtëpiak.

Për L.D., J.T., Zh.P dhe S.M, siç është theksuar, është pranuar masa për vazhdimin e masës për arrest shtëpiak.

Për S.M dhe M.M është pranuar propozimi i Prokurorisë për heqjen e masës së paraburgimit dhe u është përcaktuar masë me arrest shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button