Qeveria: Rezultati nga bisedimet me Greqinë do të varet nga gatishmëria për kompromis

Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e angazhuar në zgjidhjen e kontestit që Republika e Greqisë ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Në mënyrë aktive po krijohen kushte për ta çuar përpara procesin dhe rezultati do të varet nga gatishmëria për kompromis e të dy palëve, duke pasur parasysh dallimet.

Përshtypje të mirë pasqyron komunikimi, i cili hap hapësirë për qasje miqësore dhe ndërtimin e besimit të ndërsjellët.

Pas analizës së kujdesshme të Nimicit që u prezantua negociatorëve në Nju Jork sot, në përputhje me rëndësinë e çështjes së interesave shtetërore, procesi për ndërtimin sa më të gjerë dhe më përfshirës të qëndrimit të Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button