Maqedonia barazon me gjermanët, përfundon e para në grup

Në ndeshjen e tretë të Kampionatit Evropian në hendboll që po zhvillohet në Kroaci, Maqedonia ka barazuar ndaj Gjermanisë (25-25) dhe ka përfunduar fazën e parë të grupit në pozitën e parë, duke kaluar në fazën kryesore për në Varazhdin. Kjo pikë dhe dy fitoret e para i dhanë Maqedonisë pozitën e parë në Grupin C, që fazën e radhës do ta fillojë me tri pikë.

Hendbollisti më i mirë i ndeshjes është shpallur Ristovski, ndërsa golashënues më të mirë të Maqedonisë ishin Taleski me gjashtë gola, ndërsa Llazarov dhe Manaskov shënuan nga pesë. Te gjermanët më i miri me tetë gola ishte Vajnholld. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button