Ndërmjetësi Nimic: Po duket zgjidhja e çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë

Ndërmjetësi i KB-së në bisedimet për emrin, Methju Nimic deklaroi se zgjidhja e kontestit për emrin është në sipërfaqe me çka do t’i jepet fund kontestit 27-vjeçar midis Greqisë dhe Maqedonisë.

“Ka shpresa të mëdha se ky proces po lëviz në drejtim pozitiv”, deklaroi sonte në Nju-Jork, Nimic pas bisedimeve me përfaqësuesit e të dyja vendeve, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis.

Ndryshe, rrethi i dytë i bisedimeve që u kur u rikthyen fillojnë sot në Nju Jork, ndërmjet negociatorëve të Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Adamantos Vasilakis me ndërmjetësim të Methju Nimic, njofton Portalb.mk.

Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic në intervistë për televizioni nacional grek ERT thotë se nuk ka propozim të ri për emrin.

Ekziston moment pozitiv në Shkup thotë Nimic, duke shtuar se Qeveria e re në Shkup është shumë e interesuar që ta zgjidh çështje ne emrit.

“Mendoj që edhe Qeveria e Greqisë gjithashtu e ka kuptuar që kjo është qasje e mirë dhe hap i mirë për politikën e jashtme greke në rajon, që të gjejë zgjidhje, për çështjen shumëvjeçare. Për këto arsye ekziston moment pozitiv mes dy vendeve. Mendoj që qytetarët e të dyja vendeve ndoshta janë të gatshëm t’i dëgjojnë zgjidhet e caktuara, që janë në interes të tyre nacional, por gjithashtu të ketë edhe kompromis të caktuar dhe të ketë zgjidhje”, tha Nimic.

Nga ana tjetër, ministrja Mbrotjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, deklaroi se problemi i vetëm i Maqedonisë për anëtarësim në NATO nuk është vetëm çështja e emrit, por ka edhe në një sërë probleme tjerash.

“Apsolutisht nuk është e saktë se problemi i vetëm për anëtarësim në NATO është emri. Nuk është ashtu. Për këtë është e nevojshme të lexoni secilin dokument të NATO-s nga 2014-ta dhe do të shihni se lista e problemeve, ku Maqedonia që të jetë anëtare e NATO-s, për fat të keq, nga 2008-ta deri më 2014-n, më vonë edhe më keq u bë, u rrit edhe më shumë. Edhe aty rrallë u përmend çështja, problemi me fqiun jugor”, tha Shekerinska.

Kurse, zëvendëskryeministri i Eurointegrimeve të Maqedonisë, Bujar Osmani tha se është optimist kur bëhet fjalë për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov njoftoi se Maqedonia dhe Greqia janë pajtuar që të formojnë grupe të punës të cilat do të udhëhiqen nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dhe e Greqisë. Obligim i këtyre grupeve punues është që të zhvillojnë bisedime për zgjidhjen e problemit 25-vjeçar të emrit të Maqedonisë.

Ndërkaq, mediat greke shkruajnë për takimin ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe atij grek, Aleksis Cipras i cili më 24 janar duhet të mbahet në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik në Davos. Ato thonë se Zaev dhe Cipras do të bisedojnë për përparimin e pengesave ndërmjet shteteve dhe parashikojë se do të bisedojnë për zgjidhje konkrete edhe pse që të dyja shtetet janë të kujdesshëm me këtë lloj formulimi, por optimizëm ka nga të dyja anët.

Përndryshe, në lidhje me procesin euro-atlantik të Maqedonisë, sot dhe nesër në Maqedoni do të vijë sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg e ndërsa Komisioni Evropian i ka përshëndetur aktivitetet e Qeverisë së Maqedonisë për dhënie fund të kontestit 25 vjeçar për çështjen e emrit me Greqinë dhe shpreson se do të shohë rezultate “konkrete”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button