Gana, zbulohet mineral i litiumit

Në Gana të Afrikës Perëndimore është zbuluar mineral i ri i litiumit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të publikuara nga mediat kombëtare, në deklaratën e kreut Ekzekutiv të Komisionit për Minerale të Ganës, Kwaku Addai Antwi Boasiako, thuhet se në rajonet Ashanti, Volta dhe Western të vendit është zbuluar mineral i litiumit.

Duke bërë të ditur që kanë filluar punimet në sipërfaqen ku është gjetur litiumi, Boasiko theksoi se po merren dhe masat e sigurisë që në rajonet në fjalë të mos hynë minatorët ilegalë.

“Litiumi, do të luajë rol të madh në sektorin e automjeteve elektronike në vend” – u shpreh Boasiko duke pohuar që litiumi i zbuluar do të kontribuojë në ekonominë e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button