Turqia: Wikipedia vazhdon të mbajë përmbajtje të paligjshme

Autoriteti i Telekomunikacionit të Turqisë ka deklaruar se Wikipedia ende është duke botuar “përmbajtje të paligjshme”, duke mohuar shpalljen se enciklopedia online kishte raportuar se ka hequr disa artikuj që konsideroheshin të diskutueshme nga qeveria turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklarata nga Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (ICTA) erdhi pas një vërejtjeje nga një zyrtar i Wikipedia-s i cili pretendoi se ndalimi i enciklopedisë online vazhdonte në Turqi “pavarësisht heqjes së artikujve”.

Drejtorja ekzekutive e Wikimedia Foundation, Katherine Maher, tha për një gazetë turke se Wikipedia “ende nuk është e sigurtë” pse faqja e internetit mbetet e bllokuar në Turqi”, duke shtuar se “Autoritetet turke nuk mund të kenë shqyrtuar versionet e fundit të kësaj përmbajtjeje”.

Megjithatë, sipas ICTA-s, shihet se Wikipedia insiston në mbajtjen e përmbajtjes ilegale.

“Është parë se artikuj (në Wikipedia) ndahen për të keqdrejtuar publikun dhe për të krijuar një perceptim të rremë”, tha autoriteti, duke shtuar se Turqia mund të ndërmarë hapat e nevojshme për të zhbllokuar faqen vetëm pasi të hiqet “përmbajtja shpifëse”.

Wikipedia u bllokua vitin e kaluar më 29 prill, për shkak të artikujve dhe komenteve të saj, që Ankaraja beson se në mënyrë të gabuar e lidhi Turqinë me grupet e ndryshme terroriste, ka njoftuar Ministria e Komunikimeve.

Autoriteti i Telekomunikacionit, i cili kërkohet të marrë masa të tilla në gjykatë brenda 24 orëve, e bëri vendim duke cituar një ligj, i cili i mundëson asaj të ndalojë qasjen në faqet e internetit që konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare. Një ditë më vonë, një gjykatë e Ankarasë vendosi të ndalonte Wikipedia-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button