Juncker: Të gjitha kontestet kufitare në Ballkan duhet të zgjidhen

“Pranimi në Bashkimin Evropian nuk është gjë e lehtë”, ka thënë sot presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Zoti Juncker, duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, theksoi se “dëshiron tu tregoj shteteve në Ballkan se cilat janë pritjet” e Bashkimit Evropian nga vendet e Balkanit Perëndimor, transmeton REL. 

Në këtë kuadër ai theksoi:

“Hyrja në Bashkimin Evropian nuk është gjë e lehtë. Ajo nuk bie nga qielli. Duhet të punohet për këtë gjë. Po ashtu, dëshiroj të them në mënyrën më miqësore: të gjitha kontestet kufitare, të cilat ekzistojnë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të zgjidhen para anëtarësimit”, tha Jean-Claude Juncker, i cili në fund të muajit shkurt dhe fillim të marsit e viziton rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button