Stoltenberg për MIA-n: Jeni të mirëseardhur në NATO, por emri duhet të zgjidhet

NATO do ta ftojë Maqedoninë që të kyçet si shtet- anëtar i saj, vetëm pasi të arrihet zgjidhje e përbashkët e kontestit për emrin me Greqinë, këtë e porositi Sekretari gjeneral i NATO-s, në intervistën e dhënë për MIA-n, para arritjes së tij në Shkup, përcjell Portalb.mk. 

Në pyetjen nëse Maqedonia do të merr ftesë për anëtarsim në Samitin e NATO-s në Bruksel edhe pa zgjidhjen e çështjes së emrit, por me referencën e përkohëshme IJRM, Stoltenberg është decid duke theksuar se pozicioni i Aleancës qëndron i pandryshuar.

“Jo. Pozicioni i NATO-s ngelet i pandryshuar. Të gjitha vendimet në NATO sillen mbi bazën e koncenzusit mes të gjithë shteteve në NATO. Në Samitin e Bukureshtit dhe në samitet e radhës , ata u dakorduan që NATO do ta ftojë shtetin tuaj, vetëm pasi të arrihet zgjidhje e pranuar për çështjen e emrit në kadër të Bashkimit Evropian”- theksoi Stoltenberg në intevistën për MIA-n.

Ai i përshëndeti bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, por shtoi se nuk është kompetencë e tij që të zgjidh  çështjen e emrit.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button