Rriten shitjet e veturave në Evropë

Viti 2017, ka qenë viti i katërt me rradhë që janë rritur shitjet e veturave në Evropë, duke shënuar shitjen e 15 milionë veturave për herën e parë brenda një dekade, transmeton AP.

Asociacioni për prodhuesit evropianë të veturave, ka thënë se shitja e veturave është rritur 3.4 për qind vitin e kaluar, njofton REL.

Italia dhe Spanja kanë qenë fitueset kryesore me rreth 8 për qind, të përcjellura nga Franca me 5 për qind rritje dhe Gjermania afro 3 për qind.

Mirëpo kërkesa për vetura të reja është ulur në Britani të Madhe, pas votimit për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Volkswagen vazhdon të jetë kompania e parë në prodhimin e makinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button