Vendimi për ekstradimin e ish-shefave të DSK-së, Grujovskit dhe Boshkovskit është shtyrë për kohë të pacaktuar

Vendimi për azil për Goran Grujovskin dhe Nikolla Boshkovskin është shtyrë për kohë të pacaktuar, sepse organi që e zhvillon procedurën nuk ka përkthyes nga maqedonishtja në gjuhën greke dhe në të kundërtën, deklaroi sot avokati, Petar Vasillev para Gjykatës Penale pas mbajtjes së seancës së lëndës  “Target – Fortesa”, njofton Portalb.mk.

“Siç e dini, gjykatat dhe organet tjera në Greqi vështirë gjenden me përkthyesit për në gjuhën maqedonase. Dhe në këtë rast kjo paraqiste problem sepse organi që e zhvillon procedurën për azil nuk ka përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën greke dhe në të kundërtën, dhe sjellja e vendimit është shtyrë për kohë të pacaktuar”, tha Vasillev.

Në pyetjen se a do të ekstradohen në mars Grujovski dhe Boshkovski nga Greqia në Maqedoni siç është thënë në disa media, Vasillevski tha se nuk spekulon me afate.

LEXO: Agjentët Grujovski dhe Boshkovski do të ekstradohen nga Greqia në Maqedoni (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button