Qeveria e Maqedonisë: Të zbardhet vrasja e Ivanoviçit nëpërmjet rrugës institucionale

Qeveria e Maqedonisë shpreh keqardhje për vrasjen e njërit nga liderët e serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviç, njofton Portalb.mk.

“Me kuptim të plotë për traumat nga ky akt jo-civilizues, shpresoj në përmbajtje, por edhe në reagim të shpejtë të institucioneve kompetente të Kosovës, që nëpërmjet procedurës institucionale të zbardhen rrethanat dhe të zbulohen organizatorët dhe kryerësit e kësaj vrasje brutale. Njëkohësisht shprehim shpresë të sinqertë se elitat politike, por edhe qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojnë me procesin e avancimit të marrëdhënieve mes tyre”, thuhet në letrën e ngushëllimit të Qeverisë së Maqedonisë.

Ndryshe, lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, Ivanoviç, është sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP. Sipas saj, sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button