Çështja e emrit, Ahmeti: Vetëm dy emra nuk janë të pranueshëm për shqiptarët

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë në emisionin “200” në Alsat-M, ka potencuar se ka frymë pozitive rreth ngërçit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë.

Në lidhje me pozitën e BDI-së për këtë çështje, Ahmeti përmendi vetëm dy emra që nuk janë të pranueshëm për shqiptarët e Maqedonisë.

“Ne duhet të jemi ata që duhet të iniciojmë zgjidhje të problemit, pasi pala greke nuk ka presion të brendshëm e as që pret të integrohet sepse është në BE dhe NATO, pavarësisht krizës ekonomike që ka pasur. Domosdoshmëri është te ne të gjendet zgjidhje, forcë që do të sjellë pastaj siguri, stabilitet. Për këtë duhet të kontribuojnë edhe vendet e rajonit, pasi me Maqedoni stabile, edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor do të kishte qenë në rrugën e duhur. Të vetmit emra që nuk janë të pranueshëm për shqiptarët janë “Maqedonia Sllave” dhe “Maqedonia Kombëtare”, shtoi më tej lideri i BDI-së, Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button