Në tre shkolla të Gostivarit do të zbatohet koncepti për arsim ndërkulturor

Qendra e Dialogut Nansen Shkup, e shpalli listën e model-shkollave potenciale në të cilat do të zbatohet Koncepti për Arsim Ndërkulturor.

Thirrja publike u shpall nga ana e Qendrës së Dialogut Nansen Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me qëllim të përzgjedhjes së 3 model-shkolla të reja. Në fazën e mëtejshme të selektimit do të shqyrtohen gjithsej tri shkolla fillore dhe të mesme në nivel shtetëror, prej të cilave një shkollë fillore dhe dy shkolla të mesme të komunës së Gostivarit.

“Shkolla Fillore Bahskimi do ta ketë mundësinë që të përfshihet në programet e Qendrës për trajnim Nansen dhe në realizimin e aktiviteteve të projektit duke aplikuar modelin Nansen. Ndërsa shkolla e mesme teknike dhe gjimnazi, në fazën e ardhshme do të vizitohen nga ana e Qendrës Nansen për të verifikuar informacionet dhe plani askional të cilat janë pjesë e aplikacionit, dhe në bazë të të cilave do të merret vendimi përfundimtar për përzgjedhjen e model-shkollave” thotë udhëheqësja e Sektorit të Arsimit, Aslian Snopçe.

Komuna e mbështet plotësisht arsimin ndërkulturor dhe do të bëjë gjithçka brenda mundësive të veta për realizimin e suksesshëm të këtij projekti në shkollat fillore dhe të mesme publike në komunën e Gostivarit, theksoi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button