Vrenezi sfidohet me bjellorusin Gaidarov

Pas dështimit të hendbollistëve, uoterpollistëve dhe boksierëve, në eliminatoret për Lojërat Olimpike Londër 2012 nesër garat do ti nisin mundësit.  Në Sofje të Bullgarisë, sot u hedh shorti për këto gara eliminatore dhe mund të thuhet se mundësit e Maqedonisë nuk patën fat. 

Lulzim Vrenezi  i cili do të bëjë gara në kategorinë deri më 74 kilogram për kundërshtar mori Murad Gaidarov nga Bjellorusia.

 Ndërsa përfaqësuesi i dytë i vendit në këto eliminatore Dejan  Mitrov (66kg.)  në 1/8 e finales do të duhet të përballet me italianin Raimondo Campagna.

 Dy përfaqësuesit e Shqipërisë, Vilson Ndregjoni (66 kg.) në 1/8 e finales, në dysheme do të duhet të luftojë me fituesin e sfidës Stelios (Qipro) dhe Daum (Gjermani).  

Në kategorinë 84 kg. Egzon Shala për kundërshtarë ka marrë armenasin Numagamedov. 

Viza për në Londër 2012 sigurohet vetëm nëse mundësit do arrijnë të kualifikohen në finale në kategoritë e tyre përkatëse. Sipas mediave  bullgare konkurrenca në këtë turne eliminator është mjaft e madhe pasi që marrin pjesë 360 mundës nga 40 shtete./alsat-m

Lajme të ngjashme

Back to top button