Janë krijuar kushte ligjore për rritje të gjelbërimit në vendet urbane

Në programin parazgjedhor të DOM në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 ka premtime në lidhje me rritjen e sipërfaqeve të gjelbra në vend, të cilat i vlerësojmë si të realizuara:

Miratimi i Ligjeve për gjelbërim urban – DOM, në bashkëpunim me ekspertët e institucioneve, përpunoi Ligjin për gjelbërim, pas shembujve të ligjeve gjermane dhe austriake, me detyrë për mbrojtje të rreptë të sipërfaqeve të gjelbra, me norma prej 25 metë katrorë gjelbërim në nivel të qytetit dhe 10-30 gjelbërim në nivel të parcelave ndërtuese. 

[Burimi: DOM – Programi i gjelbër 2016-2020,  data: 2016 година]

ARSYETIM:

Ligjet për gjelbërim urban nuk janë ide e re, por ideja përfundimisht është miratuar sipas procedurës përkatës në Kuvendin e RM-së, si një prej 30 pikave të seancës së 30-të. Ligji është iniciuar prej partisë DOM, e cila aktivisht ka marr pjesë në përpunimin e tij, edhe pse duhet të përmendet se ai u miratua në bashkëpunim edhe me partnerin e koalicionit, LSDM-në, e cila poashtu, ka dhënë premtime të ngjashme, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Historia e miratimit të këtij ligji është prej para disa viteve. Pas iniciativës së DOM që në vitin 2011 kanë filluar aktivitete për rregullimin e kësaj sfere me standardet më të reja. Siç mund të shihet dhe të gjendet në arkivat mediatike në internet, pas aktiviteteve të shumta mes DOM, Qytetit të Shkupit, Shoqatës për vetëqeverisje lokale – ZELS dhe të tjerë, në vitin 2014 DOM propozoi këtë Ligj në Kuvend, por atëherë u bllokuar, gjegjësisht propozimi u refuzua.

Në qershor të vitit 2015, deputetja dhe kryetarja e DOM, Liljana Popovska në Kuvend përsëri e dorëzon Ligji për gjelbërim urban. Ligji edhe këtë herë është refuzuar prej shumicës parlamentare të asaj kohe, të përbërë prej VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, edhe pse DOM atëherë ishte pjesë e asaj shumice. Për shkak të procedurave për dorëzimin e propozimeve ligjore pas pritjes më së paku prej 6 muajsh, në fund të vitit 2015, DOM për herë të tretë e dorëzon Ligjin për gjelbërim urban, por përsëri u refuzua ky propozim, si ndërrim, shumicës së atëhershme prej dy muajve, në mars të vitit 2016 e propozon dhe miraton Ligjin për gjelbërim të dorëzuar prej Qeverisë së atëhershme të VMRO-DPMNE-së. “Vërtetmatësi” edhe atëherë i ndoqi këto premtime dhe për realizueshmërinë e tyre mund të lexoni në këtë link.

Në kohën kur vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet parlamentare në vitin 2016, DOM koalicionohet me LSDM-në dhe partnerët e tjerë. Si rezultat i kësaj, ndërsa edhe sipas vizioneve të ngjashme dhe mendimeve. edhe LSDM në programin e saj parazgjedhor Plani për jetë në Maqedoni dy herë i përmend këto ideja:

Ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore të cilët kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor dhe urbanistik, në lidhje me rritjes së detyrueshme të sipërfaqes së gjelbër. (faqe 78)

Do të rrisim përqindjen e sipërfaqes katrore të gjelbërimit të detyrueshëm në ligjin për planifikim hapësinor dhe urbanistik. (faqe 2019)

Këto premtime parazgjedhore hyjnë edhe në Programin e punës së Qeverisë 2017-2020, në pjesën e Infrastrukturës: 

Qeveria do të vazhdojë revizionin dhe përshtatjen e ligjeve të kësaj fushe, masa dhe rregulla për kontroll të objekteve, rritjen e sigurisë dhe kualitetit të ndërtesave dhe sipërfaqen katrore të gjelbër…Ligjërisht do të rregulloren normat për gjelbërim urban në çdo parcelë ndërtuese që të mund të mundësohet nevojat e qytetarëve për jetesë më humane, të shëndetshme dhe kualitative (faqe 44-45)

. Si rezultat i këtyre premtimeve programore, DOM së bashku me deputetët e LSDM-së dhe shumicës parlamentare, në tetor të vitit 2017 dorëzon Ligjin për gjelbërim urban.

Ky ligj në vazhdim të seancën së 30-të të Kuvendit të RM-së, u miratua përfundimisht.

Sipas argumenteve të shtruara më lartë, mund të vlerësohet se bëhet fjalë për premtim të realizuar, përmbushur të DOM i cili në ndërkohë hyri edhe si premtim i premtuar parazgjedhor i LSDM-së edhe programit të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button