Zv/kryeministri Osmani vizitë njëditore në Tiranë

Zëvendëskryetari përgjegjës për çështje evropiane, Bujar Osmani, do të qëndrojë sot për vizitë njëditore në Tiranë, ku do të realizojë takime me kreun shtetëror të Republikës  së Shqipërisë.

Në kuadër të vizitë s zëvendëskryeministri Osmani do të realizojë takime ndaras me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Në takime do të diskutohen bashkëpunimin bilateral, bashkëpunimin rajonal, zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella të Republikës së Maqedonisë me Republikën e Shqipërisë.

Vizita në Tiranë është pjesë e turneut ballkanik të cilin zëvendëskryeministri Osmani e filloi me vizitën e tij në Athinë në fillim të këtij muaji dhe i cili do të vazhdojë me vizitë në Beograd, ndërkaq pas saj edhe në Sofje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button