550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, publikohet pullë postare në Maqedoni (VIDEO)

Në kupolën e madhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u mbajt akademia solemne ku u shënua 550-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, në të cilën u prezantu pulla postare e Skënderbeut, njofton Portalb.mk.

Në akademi solemne fjalime mbajtën kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, drejtori i Institutit së Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Skender Asani, drejtori i Institutit të Historisë Kombëtare, Dragi Gjorgjiev dhe Vllado Popovski, historiani dhe anëtari i Bordit për shënimin e 550-vjetorit nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se në esencë Gjergj Kastriot Skënderbeu është themeluesi i shtetit të parë feudal shqiptar, ai është mbrojtësi i fundit para pushtimit otoman të Evropës në atë kohë.

“Siç është e ditur në ditën e sotme para 550-ditëve në moshën 62-vjeçare ndërroi jetë në Lezhë nga sëmundja e rëndë e malaries. Me akademinë e sotme solemne dhe me promovimin e pullës portare në Republikën e Maqedonisë fillojnë manifestimet e ndryshme të përkushtuara për të madhin Gjergj Kastriot Skënderbe. Manifestime të këtilla të këtilla dhe të ngjashme do të shënohen gjithashtu edhe në Republikën e Shqipërisë dhe të Kosovës, respektivisht ky vit i është përkushtuar të madhit Gjergj Kastriot Skënderbeu i cili në esencë është themeluesi i shtetit të parë feudal shqiptar, ai është mbrojtësi i fundit para pushtimit otoman të Evropës në atë kohë”, tha mes tjerash kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në fjalim.

Drejtori i Institutit së Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Skender Asani tha se Instituti i Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve tashmë është bërë një epiqendër e historisë shqiptare edhe përtej kufijve me aktivitete të shumta.

“Instituti i Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve tashmë është bërë një epiqendër e historisë sonë kombëtare, edhe përtej kufijve, ashtu që ky vit që do të jetë në shenjë të këtij përvjetori është i mbushur me plot aktivitete që kalojnë përmes institutit tonë. Madje, nëse nuk do të isha modest do të thosha se mburremi që edhe një sërë aktivitetesh që organizohen nga Tirana dhe Prishtina tashmë kalojnë përmes Shkupit”, tha Skender Asani.

Në kuadër të akademisë  u promovua pullë postare  me pamjen e Skënderbeut, me këtë rast fjalim mbajti edhe drejtori i përgjithshëm dhe kryetari i Bordit drejtues të “Postës së Maqedonisë”, Faadis Rexhepi.

“Pulla postare e emetuar për të nderuar 550-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut është një kontribut i Postës së Maqedonisë për të lënë edhe një vulë në filatelinë e Maqedonisë dhe atë botërore lidhur me veprën e madhe të Skënderbeut që paraqet frymëzim për shumë gjenerata. Pullat postare kanë vlerë të përhershme, duke udhëtuar nëpër botë promovojnë vlera të ndryshme kulturore dhe historike. Ata janë një libër i hapur në një pjesë të vogël letre që i bashkojnë njerëzit, qytetet, shtetet, komitetet dhe gjuhët e ndryshme”, tha mes tjerash drejtori i Bordit drejtues të Postës së Maqedonisë, tha Faadis Rexhepi.

Të pranishëm në ngjarje ishin edhe ministrat e Qeverisë së Maqedonisë dhe shumë figura të rëndësishme të popullit shqiptar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button