Ronaldinho i thotë lamtumirë futbollit

Futbollisti brazilian Ronaldinho i ka thënë lamtumirë fushave të blerta, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjenti dhe vëllai i Ronaldinhos, Roberto Assis, për yllin 37 vjeçar tha se do të zhvillohen organizime të ndryshme në Brazil, Evropë, Azi si dhe në nivel kombëtar.

Ronaldinho i cili karrierën e tij pas klubeve Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Milan e vazhdoi në Brazil, që nga viti 2015 nuk ka luajtur për asnjë ekip.

Në vitin 2002 ai e fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e Brazilit ndërsa në vitin 2006 me Barcelonën e fitoi UEFA Ligën e Kampionëve. Në vitin 2005 Ronaldinho ishte fitues i çmimit “Topi i Artë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button