Është shtyrë gjykimi për përgjimet masovike ku të akuzuar janë ish-funksionarët Mijallkov dhe Jankullovska

Në Gjykatën Penale sot filloji gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike të njohur me emrin  “Target – Fortesa”, për përgjime joligjore ku të akuzuar janë dymbëdhjetë persona, njofton Portalb.mk.

Në bankën e të akuzuarve u ulen ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijallkov dhe të akuzuarit tjerë, por gjykimi është shtyrë për shkak se gjykatësi Goran Boshevski, i cili ishte anëtar i Këshilli kërkoi largimin e tij.

Siç njoftoi gjykatësja Xheneta Begtoviq, gjykatësi Boshevski ka kërkuar të largohet sepse ka qenë pjesë e Këshillit që e ka vlerësuar aktakuzën e rastit “Target-Fortesa”.

Seanca e radhës është caktuar për 27 mars, ku deri atëherë pritet që në vend të ekstradohen edhe të akuzuarit tjerë, ish-shefat e DSK-së, Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujovski për të cilët është miratuar ekstradimi nga Gjykata e Selanikut ku gjenden në paraburgim.

Në këtë rast në mesin e të akuzuarve janë edhe Toni Jakimovski, ish-shefi i Kabinetit të Mijallkovit.

Deri tani për këtë rast ka pasur vetëm një seancë gjyqësore, mirëpo është shtyrë për shkak mungesës së njërit nga avokatët e Mijallkovit. Tani lënda do të fillojë prej fillimi sepse sipas orarit të ri të gjykatës, këtë lëndë nuk do ta udhëheq më gjykatësja, Lenka Davitkova, por Xheneta Begtoviq.

Ndryshe, sipas aktakuzës për lëndën “Target” përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri 2015 në mënyrë joligjore janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button