Konfederata e Sindikatave me protestë para Qeverisë së Maqedonisë: kërkohet rritje e pagave (VIDEO)

Anëtarët e Konfederatës së Sindikatave të Lira sot dolën në protestë duke kërkuar përputhje të pagave me rritjen e pagës minimale, pagesën e K-15 në sektorin publik dhe respektimin e marrëveshjeve kolektive. Protesta filloi para Portës së Maqedonisë duke vazhduar përmes Ministrisë së Drejtësisë drejt Qeverisë së Maqedonisë, ku i kërkuan të drejtat e tyre,njofton Portalb.mk.

Protesta u mbajt edhe përkundër asaj se përfaqësuesit e tyre dje zhvilluan takim me nënkryetaren e qeverisë, Radmilla Shekerinska dhe ministret Mila Carovska, Renata Deskoska dhe Damjan Mançevski ku i arsyetuan kërkesat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellov nga protesta e sotme tha se në këtë moment nuk është vënë në pyetje fillimi i gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor.

“Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës morëm premtim se një orë e më përpara deri të hënën do të ulemi dhe do të bisedojmë për të gjithë problemet që i kemi në veprimtarinë arsimore, kështu që vendimi që të mos fillojë gjysmë vjetori duhet ta miratojë organi kompetent, ndërsa për momentin nuk ka nevojë për të”, deklaroi sot Nedellkov.

Ministrja e Arsimit, ka thënë se me sasat që i ndërmerr Ministria tashmë veçse janë tejkaluar kërkesat e sindikatës dhe se vazhdon dialogu mes dy palëve.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button