Fëmijë të lumtur – njerëz të shëndetshëm

Fëmijëria në masë të madhe ndikon në shëndetin tonë, tregoi një studim.

Rritja në një mjedis stabil lidhet me mundësi më të mëdha për shprehi të shëndetshme të jetesës të cilat janë kryesore për zemër të shëndetshme, treguan rezultatet e hulumtimit të shkencëtarëve finlandezë.

Hulumtimi është zbatuar në rreth 1.100 të anketuar të moshës prej 30 deri në 45 vjeç, të cilët janë ndjekur prej moshës 3 deri në 18 vjeç.

Pjesëmarrësit në hulumtim të cilët janë rritur në familje të lumtura dhe stabile kanë pasur më shumë përparësi psikosociale dhe mesatarisht 14 për qind mundësi më shumë për peshë trupore normale, shkruan revista profesionale “Circulation”.

Krahas asaj ata kanë pasur 12 për qind më shumë gjasa se do të jenë joduhanpirës dhe 11 për qind më shumë shanse për koncentrim normal të sheqerit në gjak, të cilat janë faktor kryesor për shëndetin e zemrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button