Xhaferi: Merita për të arriturat e shqiptarëve në Maqedoni ju takon shqiptarëve pavarësisht subjektit që i takojnë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi mbrëmë në emisionin “ClickPlus” në TV21, ndryshe nga radhët e tjera u përgjigjet pyetjeve të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve  për  problemet me të cilat ballafaqohet rinia shqiptare në vend.

Ai fillimisht u përgjigj rreth asaj çfarë nënkupton kryeparlamentari për të, kur tha se të gjitha pozitat që i ka bartur deri më tani, i ka kryer me ndër dhe përgjegjësi të madhe.

“Puna dhe përgjegjësia e kryetarit të parlamentit është më e vështirë se e një deputeti, por unë këtë detyrë e mora dhe me përkushtim të madh do ta ushtroj dhe do t’i respektoj të gjithë 120 deputetët e pranishëm aty, nga pozita ose opozita, pavarësisht kush prej tyre ka votuar pro zgjedhjes sime ose kundër. Për këto tetë-nëntë muaj pasi e kam këtë post e kam dëshmuar se me të gjithë deputetët unë kam pasur komunikim të mirë”, tha Xhaferi.

Sipas tij, është dashur kohë që të vërtetohet se shqiptarët janë të aftë për të drejtuar institucione të larta shtetërore.

“Është trumbetuar se ne do të kishim dashur të kemi shqiptarë në secilin post shtetëror por ndoshta nuk ka kuadër që të funksionojë si praktikë e mbjellur dhe aty qëndron përgjegjësia ime e shumëfishtë në aspekt kolektiv kombëtar se unë individualisht duhet të vërtetoj tezën se ndër shqiptarët kushdo që vjen nesër pas meje jemi të denjë për të bartur funksione të rëndësishme shtetërore, unë kam thënë se urat që kam ndërtuar nuk i prish dhe se urat e reja duhet t’i ndërtoj e praktikoj politikë shtetëformuese pavarësisht përfaqësimit partiak”, vlerëson mes të tjerave Xhaferi.

Ai mes tjerave e pranon faktin se ka bartës të funksioneve që arsyetohen se qeveria ka miratuar ligje pa dijeninë e tyre por ai personalisht është munduar që të tejkalojë të gjitha këto bariera që i ka hasur gjatë këtyre viteve sa është i pranishëm në politikë.

“Pajtohem me faktin që ka bartës të funksioneve që arsyetohen se qeveria ka miratuar ligj projekt pa e ditur ministri, ka shumë shoqata dhe iniciativa që i kam pranuar në kabinet ku kam mundur të shkëmbejmë shqetësimet në sfera të ndryshme dhe për atë arsye parlamenti është i hapur për secilën iniciativë përmes organizimit të forumeve që organizohen që ajo ide e juaja të arrijë në veshët që janë të ‘shkurdhër’ sepse kur idetë dalin dhe shoqatat janë të drejtuara deputetëve dhe ekzekutivit kanë obligim që t’iu orientohet më pas si duhet, nuk ju duhet asnjë kontakt tjetër aty është forma online ku unë secilin mëngjes marr postën”, thekson kështu në debat kryeparlamentari Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button