Humbin jetën dy persona në aksidentet në Shkup dhe Gradsko

Në një aksident rrugor në afërsi të fabrikës “Ohis” dje rreth orës 14 humbi jetë 57 vjeçari Ali Mohfoud, shtetas i Sirisë.  Sipas informatave të policisë, automobili i markës “Fiat Palio” goditi 57 vjeçarin derisa ai po ngaste biçikletën. I lënduari menjëherë u dërgua në Spitalin e qytetit, ku më vonë humbi jetë. 

Një aksident tjetër ndodhi sot rreth orës 3 të mëngjesit në autostradën Veles-Gradsko ku 22 vjeçari Nikollçe Xhambazov humbi jetë pasi që me automobilin e tij të markës “Golf” doli nga rruga dhe goditi një rrethojë betoni./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button