Ambasada e Britanisë së Madhe: Shqetësim për vrasjen e Ivanoviqit

Lidhur me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, duke shprehur “shqetësimin e thellë”.

“Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij. Ashtu si për çdo vrasje, i bëjmë thirrje policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sundimit të ligjit që të hetojnë tërësisht këtë incident dhe t’i sjellin kryesit e veprës para drejtësisë sa më parë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe, transmeton REL. 

Ambasada gjithashtu e ka vlerësuar si “veçanërisht të rëndësishme që politikanët dhe ata në jetën publike të jenë në gjendje të veprojnë pa frikë nga dhuna”.

Kjo ambasadë ka theksuar se i bashkohet thirrjeve për qetësi dhe ka apeluar te të gjithë, që të bashkëpunojnë me policinë për t’i sjellë kryesit e veprës para drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button