Cili prej rrjeteve sociale duhet eliminuar? Një anketë ka përgjigjet

Vjen një moment që media sociale të çon drejt limiteve. Nganjëherë mund të jetë një mesazh shqetësues në Tinder, nganjëherë një cicërimë nga një president.

Nuk janë të paktë ata që kanë menduar mbylljen e llogarive të tyre. Sipas një ankete të realizuar nga Harris Poll ku u pyetën 2,000 Amerikanë, u zbulua një negativitet i lartë në drejtim të platformave sociale.

46% e të pyeturve thonin se Twitter duhej të shuhej ndërsa 43% e duan të gjallë. Në vendin e dytë vjen

Burimi: Statista

Tinder për nga popullariteti i ulët ndjekur nga Snapchat dhe Facebook.

Rrjeti social më i madh në botë ka në mbështetje 64% të përdoruesve dhe vetëm 32% kundër.

Shifrat janë pozitive për Instagram gjithashtu edhe pse jo në atë masë sa Facebook.

Slack dhe Tidal nuk njiheshin fare nga 72% e të anketuarve ndërsa pjesa e ngelur, 20% kërkonin mbylljen e shërbimeve dhe vetëm 8% ishin pro tyre. /PCWorld Albanian

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP