Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se Katari ua ka devijuar dy avionë komercialë

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se avionët luftarakë të Katarit i kanë devijuar dy aeroplanë të tyre komercialë në hapësirën ndërkombëtare ajrore.

Aeroplanët kanë qenë duke fluturuar drejt Bahrejnit, por Katari i mohon akuzat.

Pretendimet nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Emirateve të Bashkuara Arabe mund të rrisin tutje tensionet midis Katarit dhe katër vendeve arabe, të cilat e kanë bojkotuar Katarin me muaj.

Situata mund të ndikojë edhe në udhëtimet në distanca të gjata, pasi kompanitë ajrore të rajonit janë lidhje kyçe midis lindjes dhe perëndimit.

Pretendimet e Emirateve të Bashkuara Arabe po ashtu pasojnë dy ankesa të Katarit në Kombet e Bashkuara për shkelje të hapësirës së tij ajrore nga aeroplanët e Emirateve.

Këto të fundit po ashtu i mohojnë akuzat.

Emiratet, Arabia Saudite, Bahrejni dhe Egjipti kanë vendosur sanksione të udhëtimit, diplomatike dhe tregtare kundër Katarit qysh në qershor të 2017-ës, duke e akuzuar atë për mbështetje të terrorizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button