Ministri Spasovski takon Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski, ka realizuar sot në Lion të Francës një takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Polici Kriminalistike (Interpol), Jirgen Stock, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi i sotëm është vlerësuar lartë nga MPB-ja e Maqedonisë, meqë siç thonë në një komunikatë për mediat, vizita e sotme vjen në një kohë të sfidave serioze në nivel global.

“Lufta efikase kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm varet nga shpejtësia e këmbimit të informacioneve që kemi”, thuhen në njoftimin e MPB-së, nga ku sqarojnë se Stock ka vlerësuar lartë përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për reforma në MPB dhe bashkëpunimin profesional me Interpolin.

Spasovski dhe Stock, thuhet më tej, janë dakorduar për nënshkrimin e një marrëveshjeje mes qeverisë së Maqedonisë dhe Interpolit për njohjen e dukumentit udhëtarë të Interpolit.

Në bazë të këtij dokumenti Republika e Maqedonisë njeh dokumentin në fjalë me ç’rast liron nga viza bartësit e tij gjatë hyrjes në vend lidhur me aktivitete që kanë të bëjnë me punën e Interpolit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button