Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian dënon vrasjen e Ivanoviqit

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes ka dënuar vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, duke kërkuar zbardhjen e rastit para drejtësisë, transmeton REL. 

“E dënoj fuqishëm vrasjen e cila po i vë hije të errët sundimit të ligjit dhe dialogut”, ka thënë Sholtes. Ai u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t’i sjellë fajtorët përpara drejtësisë.

Ivanoviq është vrarë të martën në mëngjes, para zyrës së tij në Mitrovicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button