Policia e Kosovës ofron 10 mijë euro për ata që japin informata për vrasjen e Ivanoviqit

Pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, Policia e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 10.000 eurosh për cilindo qytetar që jep informacione lidhur me autorët e kësaj vrasjeje, raporton Express.

Që nga marrja e informacionit Policia e Kosovës është angazhuar rreth zbardhjes së vrasjes se Oliver Ivanoviqit që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës. Por, për identifikimin sa më të shpejt të kryerësve të këtij akti kriminal, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit.

“Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar:

Tel:-080019999 ose- 192, dhe e-mail: [email protected]

Siç citohet në njoftimin e policisë thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët dhe do të ruhet anonimitetit apo fshehtësa e identitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button