Zaev-Borisov: Marrëveshja Maqedoni-Bullgari garanton marrëdhënie të mira afatgjate

“Marrëveshja për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë” që dje u ratifikua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë garanton marrëdhënie të mira fqinjësore afatgjate mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, kështu vlerësuan kryeministrat e të dy vendeve, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov në një bisedë telefonike që e patën me rastin e ratifikimit të marrëveshjes, njofton Portalb.mk.

“Në bisedën telefonike Borisov dhe Zaev ishin të një zëri se marrëveshja garanton ndërtim të përmbajtur të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe është bazë stabile për bashkëpunim në rajon të bazuar në vlerat evropiane”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Borisov.

Zaev, siç thuhet në kumtesë i ka dëshiruar sukses Borisovit gjatë paraqitjes së prioriteteve të kryesisë bullgare para këshillit të BE-së nesër në Strasburg.

Ratifikimin e marrëveshjes e përshëndetën edhe eurokomisari për Zgjerimin e Fqinjësisë së Mirë, Johanes Han si dhe eurodeputeti Eduard Kukan.

Kryeministri, Zoran Zaev dhe kolegu i tij nga Bullgaria, Bojko Borisov me 1 gusht e kanë nënshkruan “Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë”.

LEXO EDHE:

  1.  U nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë (VIDEO/FOTO)
  2.  Kuvendi i Maqedonisë e ratifikoi marrëveshjen me Bullgarinë
  3.  Ratifikimi i marrëveshjes Maqedoni-Bullgari, ja çfarë thotë Johanes Han
  4. Kukan: Ratifikimi i marrëveshjes Maqedoni-Bullgari është hap pozitiv
  5. Borisov përshëndet ratifikimin e marrëveshjes Bullgari-Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button