Bisedimet për emrin – një ekuacion me shumë të panjohura

“Dy javët e ardhshme mund të tregohen me shumë gjasa si vendimtare për zhvillimin e përgjithshëm të bisedimeve mes Athinës dhe Shkupit”, shkruan gazeta greke “Katimerini”, përpara takimit të nesërm (më 17 janar në) të ndërmjetësuesit të OKB-së, Methju Nimic me biseduesit të dy vendeve në Nju Jork, njofton Portalb.mk.

Pritet që takimi të jetë indikator për procedurën e mëtutjeshme, duke e pasur parasysh se ndërmjetësuesi pritet që të vendos kornizë për zhvillim thelbësor në tejkalimin e dallimeve për emrin. Në tavolinë do të vendoset propozim konkret, por siç deklaroi Nimic, për palën greke, ai propozim nuk do të jetë i ri.

Kjo është në pajtueshmëri me atë që është dakordësuar në takimin mes shefave të diplomacisë, Nikolla DImitrov dhe Nikos Koxias në Selanik, më 11 janar. Të dy, nëpërmjet kumtesës deklaruan se “pritje e përbashkët është takimi i 17 janarit, Nimic do të vendos në tavolinë kornizë me të cilën thelbësisht do të bëhet avancim në tejkalimin e dallimeve”. Në takimin Dimitrov – Koxias është biseduar për metodologjinë, për qasjen deri te të dy palët, por edhe për kornizën e procesit për tejkalimin e dallimeve për emrin dhe janë dakordësuar që të kenë rol më direkt në bisedime. Atë do ta realizojnë nëpërmjet grupeve punuese të udhëhequr nga ata, ndërkaq takimi i parë i grupeve do të mbahej në shkurt, me qëllim kryesor që të zhbllokohen proceset.

Pashkët si kornizë kohore?

Sipas mediumit grek, për Koxias dhe DImitrov, nuk ekziston kohë luksoze dhe dëshirë është që të arrihet deri në propozim të pranuar për emrin më së voni deri në prill, nëse është e mundshme, madje edhe përpara pashkëve (8 prill). Prilli si kornizë kohore është theksuar edhe nga zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani gjatë takimit me Koxijas, transmeton Portalb.mk.

Mediat greke klimën e përgjithshme e vlerësojnë si “pozitive”, përpara rundit të nesërm të bisedimeve. Por, shkruajnë se Athina ngelet e kujdesshme në lidhje me takimin eventual në Forumin Botëror Ekonomik në Davos (23-26 janar) mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras). Mediat greke, nga burimet qeveritare shkruajnë se takimi i tillë do të ishte i rrezikshëm nëse nuk është me rëndësi thelbësore, gjegjësisht nëse deri atëherë nuk ka propozim për zgjidhje, i cili do të reflektonte pozitivisht te të dyja palët. Qëndrimi se “kryeministrat sipas rregullave të kyçen në bisedime, në fazën kur shumica e dallimeve janë tejkaluar”, e ka potencuar Ministria e Jashtme e Maqedonisë, por vlerësojnë se takimi në Davos “nuk është i atij lloji”, pasi që të dy kryeministrat atje janë mysafirë. Megjithatë, rezervat e qeverisë greke janë theksuar në drejtim të mënjanimit të komunikimit në të cilin do të kishte “eksploziv” të optimizmit, ashtu siç ka pasur edhe përpara bisedimeve me problemin e Qipros, i cili vjet në korrik dështoi edhe përskaj “atmosferës së madhe pozitive”.

http://portalb.mk/495479-ceshtja-e-emrit-neser-takim-ne-nju-jork-momente-pozitive-per-maqedonine-dhe-greqine/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button