Tarçullovski nga arresti shtëpiak ka shkuar në Prokurori që të jep dëshmi për ngjarjet e 27-prillit

Johan Tarçullovski, deputeti i dyshuar për dhunën e vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27-prill, sot ishte në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion për të dhënë dëshmi. Tarçullovski ishte i shoqëruar nga policia sepse në kërkesën e prokurorisë, gjykata i ka caktuar arrest shtëpiak, njofton Portalb.mk.

Avokati i tij, Antonio Apostollski konfirmoi se Tarçullovski ka qenë në Prokurori që të jep dëshmi për ngjarjet e 27-prillit. Tarçullovski është i dyshuar për vepër penale “kërcenim terroristik të sigurisë dhe rendit kushtetues” dhe për këtë shkak procedura është në fazën e hetimit, avokati Apostollski nuk donte të komentojë asgjë rreth dëshmisë së Tarçullovskit të dhënë para prokurorit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button