Duhet ti hani këto ushqime që ju bëjnë më të mençur!

Studime të reja konfirmojnë atë që prindërit kanë vërejtur gjithmonë: ekziston një lidhje ndërmjet asaj çfarë fëmijët hanë dhe asaj çfarë mendojnë, veprojnë dhe mësojnë. Si çdo sistem tjetër në trup, truri ynë nevojitet ushqim të mirë. Truri shpenzon 20-25% të energjisë totale që një njeri harxhon dhe sa më mirë të ushqehet truri aq më mirë punon, shkruan shendeti.com.al. Ndërkohë që në këtë shkrim i referohemi parimeve ushqimore që ndihmojnë fëmijët të mësojnë dhe të sillen sa më mirë, të njëjtat parime ndikojnë edhe për ne të rriturit në mënyrën si mendojmë, mësojmë dhe ndjejmë gjithashtu.

Ushqim i shëndetshëm ndërton tru të shëndetshëm

“Furnizimi” i organeve me energji dhe lëndë ushqyese ka një hierarki të caktuar, ku truri vjen i pari, pastaj gjithë të tjerët. Pra, në njëfarë mënyre, truri ynë është VIP ndër organet tona. Ja se si
ushqimi ndikon në trurin tonë nëpërmjet këtyre 3 mënyrave:

Vetë qelizat kanë nevojë për ushqim të përshtatshëm

“Mielina” që luan rolin e izolantit që mbështjell neuronin dhe izolon elektricitetin që ai përcjell, përbëhet kryesisht nga acide lyrore esenciale. Trupi ynë nuk i prodhon dot vetë këto yndyra dhe mangësia e tyre mund të sjellë vonesa në transmetimin e impulsive nervore.
Neuro-përcjellësit si serotonina, dopamina dhe adrenalina transmetojnë mesazhe nga një qelizë në tjetrën dhe ndikojnë në gjendjen tonë shpirtërore si dhe në mendimet dhe veprimet tona. Disa nga lëndët ushqyese që ne marrim me ushqimet bëhen pjesë e këtyre lëndëve kimike tejet të rëndësishme për performancën tonë mendore.

Me shumë gjasa, janë pikërisht këto neuro –transmetues shpjegimi biologjik për lidhjen “ushqim-mendim”.
Secili nga këto 3 monopate ka nevojë për lëndë ushqyese specifike të cilat, së bashku mundësojnë mbarëvajtjen e punës dhe rolit jetik që truri luan për organizmin tonë. Mendojeni si një qark elektrik ku mjafton një shkëputje e vogël për të shkaktuar dëmtim të funksionit të tij. Por, si ndikojnë ushqime të ndryshme në trurin tonë.

Ushqimet më të mira për trurin e fëmijëve (dhe të tonin)

Edhe pse shumica e nutrientëve janë ushqim për mendimin, disa janë akoma më të preferuara. Mënyra si ne mendojmë, veprojmë dhe mësojmë nuk ndikohet vetëm nga lloji i ushqimeve që konsumojmë por edhe nga mënyra e përgatitjes së tyre, si dhe kur i konsumojmë, dhe si i kombinojmë.

“Ushqyes të trurit”

    • Avokado
    • Shparg
    • Banane
    • Mish viçi (pa dhjam)
    • Brokoli
    • Oriz integral
    • Lakër
    • Pjepër
    • Djathë
    • Mish pule
    • Gjethe panxhari
    • Vezë
    • Vaj ulliri ekstra i virgjër
    • Fasule
    • Qumësht
    • Tërshërë
    • Portokall
    • Gjalpë kikiriku
    • Bizele
    • Patate
    • Sallatë jeshile
    • Salmon
    • Spinaq
    • Ton
    • Pulë deti
    • Peshk ton
    • Grurë
    • Kos

“Bllokues të trurit”

  • Alkool
  • Ushqime artificiale
  • Ngjyrues
  • Ëmbëltues artificial
  • Pijet me gaz të tipit kola
  • Kremrat e pastiçerisë
  • Pije me sheqer
  • Yndyra të hidrogjenizuara (margarina)
  • Nikotina
  • Mbi-ngrënia
  • Buka e bardhë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button