5 arsye përse duhet të konsumojmë kikirikë

Shpeshherë kikirikët përjashtohen nga ushqimet e shpejta të shëndetshme, por ka shumë arsye përse duhet të  konsumoni kikirikë dhe gjalpë kikiriku.

Balancon sheqerin në gjak  

Studimet kanë treguar se konsumimi  i kikirikut dhe gjalpit të kikirikut për mëngjes ndihmon të balancojë nivelin e sheqerit në gjak gjatë ditës, edhe pas konsumimit të një dreke të pasur në karbohidrate. Kjo është një arsye e mirë për të konsumuar në mëngjes kikirikë dhe gjalpë kikiriku.

Trup elegant

Konsumuesit  e gjalpit të kikirikut & vetë kikirikut kanë trupa shumë elegantë ndonëse marrin shumë kalori.

Yndyra të shëndetshme

Kikirikët janë të pasura më lëndë ushqyese dhe yndyra të shëndetshme, të mira për organizmin.

Nxit fuqinë e memories

Kikiriku është ushqim i trurit. Studime të ndryshme kanë treguar se vitamina B3, e gjendur tek kikiriku, ofron shumë përfitime shëndetësore, përfshirë këtu dhe funksionimin më të mirë të trurit dhe nxit fuqizimin e memories.

Mbrojtës të lëndëve ushqyese 

Kikiriku siguron komponentë bioaktivë të cilët veprojnë si antioksidues dhe shihen si parandalues të sëmundjeve.

Burimi: Health Digezt / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button