Preshi, një burim i plotë mineralesh dhe vitaminash

Megjithëse nuk është në opsionet e ushqimeve të preferuara te shumica, preshi duhet të ketë një vend të rëndësishëm në kuzhinën dhe në dietën tonë të përditshme.

Përbëhet nga 90% ujë dhe është një element i rëndësishëm i një diete të shëndetshme, pasi përmban ushqyes të vlefshëm, antioksidues të rëndësishëm, flavonoidë, minerale dhe vitamina dhe ka PAK kalori. Studimet laboratorike kanë treguar se allynin që përmban redukton nivelin e kolesterolit dhe ka aktivitet antibakterial, antiviral dhe antifungal.
Gjithashtu, allynin zvogëlon ngurtësinë e enëve të gjakut, duke zvogëluar presionin e gjakut, penguar formimin e thrombave dhe ndihmuar në reduktimin e rrezikut të sëmundjes së arteries koronare. Falë përmbajtjes së hekurit,mund të ndihmojë në luftën kundër anemisë.
Është një burim i pasur i vitaminave dhe mineraleve që janë esenciale për shëndetin tone pasi përmban disa vitamina vitale të tilla si pyridoksine, acid folik, niacin, riboflavin dhe thiamine.
Është gjithashtu burim i mirë i vitaminës A dhe antioksidues të tjerë si karotenoidet, xanthine dhe lutein, vitamina të tjera esenciale, të tilla si C, K dhe E.

Vitamina C ndihmon trupin e njeriut të zhvillojë rezistencë kundër agjentëve infektive dhe shkatërron radikalet e lira të dëmshme.
Ka sasi të vogla të metaleve si kaliumi, hekuri, kalciumi, magnezi, mangani, zinku dhe seleniumi. Konsumi i tij është shoqëruar me zvogëlimin e rrezikut të llojeve të ndryshme të kancerit, kryesisht të zorrës së trashë dhe të prostatës./ shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button