Komiteti ekzekutiv i VMRO-së do të bëjë “strategji për shpëtimin e shtetit”

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së në seancën e parë të mbajtur nga kryetari i ri i partisë, Muckoski, i ka shqyrtuar gjendjet e tanishme në shtet dhe ka dal në përfundim se nuk ekziston sektor në të cilin Maqedonia nuk ngelet pas dhe se “duhet të përgatiten strategji përkatëse me të cilat partia do t’i kundërshtohet rrënimit të vendit”, njofton Portalb.mk.

Në seancën që u mbajt dje, Komiteti i opozitës më të madhe në vend e ka dënuar rendin politik nga ana e pushtetit që, siç thuhet në kumtesë, përmes organeve juridike kryhet presion ndaj deputetëve, artistëve, shërbyesve policor dhe personave tjerë ,ndërsa qëllimi i tyre është heshtja ndaj kritikave dhe përhapja e frikës mes popullit dhe ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe”.

Izvrsen komitet na VMRO-DPMNE

Në mbledhje është konstatuar se “ligji jokushtetues për gjuhet dhe ratifikimi i marrëveshjes me Bullgarinë”, janë dëshmi për politikat e dëmshme antishtetërore të LSDM-së që e ridefinojnë Republikën e Maqedonisë dhe shkaktojnë dëme për një periudhë të gjatë.

“Komiteti ekzekutues në seancën e djeshme e ka analizuar edhe politikën katastrofale ekonomike që e udhëheq Zaev, Angjushev dhe Tevdovski që vendin e zhytin në bankrot. Paaftësinë e tyre e paguajnë qytetarët të cilët për vetëm 15 ditë, i ka fut në borxh me mbi 570 milionë euro”, thuhet në kumtesë.

“Deri sa Zaev është në pushim luksoz në Itali në qendrat e skijimit, ndërsa Shilegov në Zagreb, shkupjanet i mbushin klinikat si rezultat i ajrit të ndotur”, thonë nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button