Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit është në frymën skenderbegiane (VIDEO/FOTO)

Bashkimi Demokratik për Integrim në Sheshin Skënderbeu në Shkup filloi manifestimet me të cilat do të shënohet “Viti i Skënderbeut” me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, njofton Portalb.mk.

Manifestimi filloi me vendosjen e kurorave të luleve përpara bustit të Skënderbeut në Sheshin “Skënderbeu” të Shkupit, ku funksionarë të lartë të partisë, në mesin e të cilëve ishte edhe kryetar Ali Ahmeti, përkujtuan heroin kombëtarë shqiptar.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me këtë rast tha  se, Skënderbeu është figura më emblematike shqiptare, ndërkaq Marrëveshja e Ohrit është fryma skenderbegiane.

“Skënderbeu ngelet figura më emblematike e shqiptarëve, e popujve të Ballkanit, frymëzim në shekuj ka qenë për të gjithë popujt e shtypur. Skënderbeu mbetet figura qendrore për të gjithë liridashësit, sot me krenari mund të them që edhe vetë Marrëveshja e Ohrit është fryma skenderbegiane dhe me krenari ne këtë figurë të madhe sot e përkujtojmë përkundër asaj që pushtues kanë bërë përpjekje në vazhdimësi që gjithçka të fshihet nga kujtesa e shqiptarëve që heroi ynë kombëtarë që të mos lë gjurmë, sepse paraqitje kujtesa e tij, rrezik për të gjithë ata që përpiqeshin të vendosnin sundime gjakatare mbi trojet e pushtuara të Ballkanit dhe në veçanti të shqiptarëve. Prandaj me krenari e kujtojmë ashtu siç është kujtuar shekuj me radhë nga shumë poetë, filozofë, shkrimtarë e piktorë të mëdhenj dhe i freskët, i gjallë do të mbetet në kujtesën tonë po edhe të gjeneratave të ardhshme e aq më tepër për shqiptarët e Maqedonisë, fryma skenderbegiane e vetë Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ahmeti.

Sheshi Skenderbeu

Sheshi Skenderbeu

Viti i Skëndërbeut, aktivitete të shumta edhe në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button